Nxorën informacionin sekret, pezullohen dy oficerë të Policisë së Elbasanit

Dy efektivë të Policisë së Elbasanit janë pezulluar nga detyra pasi dyshohet se kanë nxjerrë një informacion sekret. Njeri prej tyre është specialisti i Sektorit të Krimeve, E.Gj dhe tjetri, inspektor i Krimeve të Rënda, E.H. Veç pezullimit, ndaj tyre ka nisur edhe hetimi administrativ.

Informacioni kishte lidhje me hetimet që po kryheshin për arsenalin e armëve që u gjet në rrugën Elbasan - Papër. Arsenali i përket një grupi të fuqishëm kriminal të Elbasanit dhe u zbulua pas kontrolleve që kreu Policia lidhur me atentatin ndaj vëllezërve Baho.