Akordi është arritur, mungon vetëm zyrtarizimi i Elseid Hysajt tek klubi...

U përfol shumë një kalim i mundshëm i mbrojtësit të kombëtares sonë Elseid Hysaj, tek skuadra e Atletico Madrid, gjat kësaj merkato verore.

Tashmë marrëveshja për këtë transferim është arritur. Ky lajm u bë i ditur nga gazeta italiane “La Repubblica”. Ata njoftuan se akordi mes klubit spanjoll dhe atij italian për transferimin e Hysajt është arritur.

Nuk bëhen ditura më shumë detaje rreth kësaj marrëveshje.