EMRAT/ Kush janë çifti rus që u përplas me makinën e ambasadës ruse
Policia e Shtetit ka zbardhur identitetin e dy shtetasve rusë të cilët u aksidentuar ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, të cilët lëviznin me një mjet me targa diplomatike të ambasadës ruse.
Sipas Policisë çifti rus që u aksidentuar është Nikhain Kruchinina dhe Darja Igor Kruchinina, 35-vjeç.
Sipas burimeve zyrtare, Nikhain Kruchinina ka pësuar thyerje të dorës, ndërsa bashkëshortja e tij ka dëmtime të lehta në trup.
Nga dinamika e aksidentit, makina e çiftit rus u përplas me një mjet tip “Benz”, i cili drejtohej nga shtetasi Besnik Gora i cili ndodhet i plagosur ne spital.
Komunikata e Policisë
Librazhd / Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, mjeti tip ” Hondaj”, me drejtues shtetasin M.K., 44 vjeç, është përplasur me mjetin tip ” Benz” me drejtues shtetasin B.G., rreth 24 vjeç.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit Benz, i cili u transportua në Spitalin e Librazhdit për kontrroll mjeksor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.