VIDEO/ Momente paniku për Qarabagun, Partizani 3 raste të arta për shënim

Partizani është pa fat.

Të kuqtë kishin tre traste të arta për shënim por pa mundur të ndëshkojnë Qarabagun që shpëton për mrekulli falë edhe aftësive fantastike të portierit, Vagner.

Ishte Çinari fillimisht që pas harkimit të Hakajt, godet bukur me kokë, por portieri brazilian bën mrekullinë duke larguar rrezikun në këndore.

Pas harkimit nga këndi, Belica kërcen bukur me kokë, por topi ndalet nga traversa. Të kuqtë nuk heqin dorë teksa provojnë sërish me Melon, gjuajtja e brazilianit u ndal sërish nga portieri. Të pafat të kuqtë në këto minuta.