Sulmuesi i Tiranës tërbon Partizanin: Suksese Qarabagu…

Po luhet në “Selman Stërmasi” dueli ndërmjet Partizanit dhe Qarabagut e vlefshme për turin e parë eliminator në Champions League.

I pranishëm në stadium për të ndjekur këtë përballje do të jetë dhe braziliani i Tiranës, Elton Kale.

30-vjeçari nuk ka nguruar të “provokojë” para startit të kësaj sfide, teksa ka pozuar me portierin brazilian të Qarabag-ut, Vagner, në hyrje të stadiumit, duke i uruar fat dhe sukses këtij të fundit.

Foton lojtari i Tiranës e ka shpërndarë në “Instagram”: