Detaje të reja/ Makina e ambasadës ruse doli nga rruga, plagoset punonjësi i selisë diplomatike

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku si pasojë e përpasjes së dy mjeteve kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona.

Sipas të dhënave më të fundit, dyshohet se një nga personat e plagosur nga ky aksident është punonjës i ambasadës ruse.

Ndërsa thuhet se edhe vetë mjeti i përket ambasadës ruse.

Dyshohet se shkak për këtë aksident të jetë bërë lagështira në rrugë.