Leonardo flet mbi ç’ështjen Mbappe: Nuk bëj premtime, pasi nuk jam në gjendje t’i mbaj

Kilian Mbape është një nga talentet më të mëdhenj në botë, i cili premton shumë për të tashmen dhe për të ardhmen.

Shumë lajme flasin, për një kalim të mundshëm të 20-vjeçarit, tek Real Madridi.

Madje i intervistuar nga “Le Parisien”, për yllin francez ka folur edhe drejtori sportiv i PSG, Leonardo, i cili foli për të ardhmen e Mbappe: “A është e nevojshme të rinovohet? Unë asnjëherë nuk bëj premtime për dy arsye, e para është sepse unë nuk jam ai që merr të gjitha vendimet në këtë klub, dhe e dyta është se unë nuk bëj kurrë premtime afat gjata pa pasur siguri se jam në gjendje t’i mbaj ato.”, u shpreh braziliani.

Në media flitet se Mbappe, dëshiron një transferim në Spanjë, tek Real Madridi. Më të besueshme këto lajme i bën edhe një deklaratë e sulmuesit francez, ku tha se dëshiron të luajë në një klub ku mund të fitoj Ligën e Kampionëve.