Fenerbahçe ‘shënjestron’ një tjetër futbollist shqiptar

Fenerbahçe ka shënjestruar një tjetër futbollist me origjinë shqiptare.

Bëhet fjalë për mesfushorin Pajtim Kasami i cili mund t'i bashkohet Fenerit në Turqi. Ai e mbylli sezonin me Sionin në Zvicër, ndërsa ka qenë ndër liderët e ekipit.

27-vjeçari ka një karrierë të suksesshme dhe të gjatë, pasi ka luajtur dhe me kombëtaren e Zvicrës, por dhe ekipe si Fulham në Premier League, Palermo në Itali, apo dhe Olimpiacos në Greqi.

Kujtomë që sulmuesi Vedat Muriqi nënshkroi me klubin turk, ndërsa tani mund të jetë radha e një shqiptari tjetër.