", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Modelja e skandaleve në fushë përfundon në burg, u kap 'mat' në finalen e Kupës së Amerikës

Modelja e njohur për skandale në fushat e futbollit Kinsi Volanski nuk arriti t’a realizojë qëllimin që i kishte vendosur vetes në Kupën e Amerikës. Ajo u ndalua nga autoritetet përpara se të hynte në fushë gjatë finales mes Brazilit dhe Perusë, siç ndodhi në finalen e Championsit.

Modelja amerikane Kinsi Volanski ka shkruar në rrjete sociale se policia në Brazil i dogji planin për të hyrë gjysmë apo thuajse e zhveshur në terrenin e “Marakanës”.

Gjithashtu ajo publikoi foto ku tregoi se e kishin izoluar në burg për pak kohë dhe pas ndeshjes kishte pa probleme nga qelia.

Këtë herë plani i saj dështoi ndryshe nga ai në stadiumin “Uanda Metropolitano”, në kryeqytetin e Spanjës, ku Liverpuli dhe Totenhemi luajtën finalen e Ligës së Kampionëve.

Ajo hyri në fushë thuajse e zhveshur ndërsa u arrit të ndalohej vetëm pasi kaluan disa sekonda. Pas kësaj shfaqje ajo u shoqërua në qeli edhe në Madrid, por për të duket se nuk përbente problem. Falë këtij momenti 5-minutësh, ajo thuhet se mori 4 milionë dollarë.

View this post on Instagram

I’ll admit Copa America you definitely won but we had one hell of an adventure trying ???? flew to brazil, dressed up in disguise, made it to our seats and it ended in Vitalys bad ass getting tackled by 20 security guards. We are out of jail and now enjoying our time in Brazil! ?? @vitalyzdtv

A post shared by Kinsey Wolanski (@kinsey_sue) on