‘Paloma’ tregon ‘hallin’ që e ka zënë me bashkëshortin e saj

Rudina Demneri, e njohur për publikun si Paloma ka qenë fituar ditën e djeshme në "Ftesë në 5" ku ka folur më shumë për familjen e saj dhe marrëdhënien me bashkëshortin.

Paloma tregoi se nuk ka ndonjë sekret që lidhjen e saj me bashkëshortin ta mbaj gjallë, thjesht spontaniteti dhe origjinaliteti i saj e tërheqin shumë partnerin.

Për Palomën problem i vetëm në shtëpinë e tyre janë punët e shtëpisë dhe gatimi me të cilën siç duket gazetarja nuk ka marrëdhënie të mira.

“Ne kemi probleme të tjera, gatimi, punët. Ai do gjellë në drekë, gjellë në darkë dhe unë nuk e kuptoj se si mund të hajë njeriu gjellë në darkë”, tha ajo me shaka.

Gjithashtu gazetarja shoti se ka një marrëdhënie shum të mirë me vjehrrën e saj por bashkëshorti i saj sa herë që zihen merr të ëmën në telefon por ajo gjithmnonë mban anën e gazetares.

“Për çdo problem që kemi, e merr mamin në telefon dhe ajo gjithmonë i del kundër, sepse më do mua shumë. Po sa herë që kemi konflikte me njëri-tjetrin, direkt mamin në telefon, i them: Po lërë mo rehat të shkretën”, përfundoi ajo.