Pagoi 2 mijë euro për tu hedhur në det, Balotelli i hap telashe vetes

Pasi pagoi pronarin e një lokali për tu hedhur në det së bashku me motorin e tij, telashet nuk kanë fund për Mario Balotellin.

Ndaj Balotellit janë ngritur akuza nga autoritetet gjyqësore, me Policinë Bashkiake të Napolit që e akuzon 28 vjeçarin për nxitje të krimit dhe lojëra fati të paligjshme.

Së bashku me Balotellin janë denoncuar tre persona të tjerë, përfshirë Buonocore. Hetuesit e Policisë Bashkiake dorëzuan rezultatet e aktiviteteve hetimore në lidhje me Balotellin, Catello Buonocore, pronarin e skuterit dhe të padronit të zonës së Mergellina ku Buonocore u hodh në ujë.

Hetuesit nga Autoriteti Portual dhe Departamenti i Mjedisit i Policisë Bashkiake nisën hetimet e iniciativave të shtunën e kaluar, të nisur gjithashtu në bazë të videos që u bë shpejt viral në ëeb. Të dielën skuteri u gjet në Via Andrea D'Isernia, në qendër të qytetit.