‘Kryengritja më e fortë se kurrë’/ Berisha: ‘Rama do dënohet të paktën 37 vite burg’

Ish-kryeministri Berisha i pranishëm në protestën e madhe të Opozitës që po mbahet në këto momente në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, trha se e vetmja mënyrë për të rrëzuar Ramën është kryengritja popullore.

Berisha tha më tej se Edi Rama për krimet e tij meriton të paktën 37 vite burg

‘Rama rrëzohet vetëm me kryengritje. Edi Rama do të ketë si gjykim të paktën 37 vjet në burg me vjedhjet dhe aktet e tij antikushtetuese.

Do të ketë një 37 vjeçar në burg

Prandaj i bën të gjitha këto.

Drejtësia e kryengritësëve po afron.

Kryengritja sot është më e fortë se kurrë.