Maskat vrasin emigrantin në banesë, sapo ishte kthyer nga Amerika

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mbrëmje në qytetin e Korçës ku maskat kanë lënë të vrarë një person pasi kishin hyrë në banesën e tij për ta grabitur.

Sipas informacioneve paraprake, viktima mësohet se është Gramoz Nako.

Nako jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte kthyer prej pak ditës për pushime në qytetin e tij.

Ai jetonte me bashkëshorten në një apartament në lagjen numër 7 të Korçës.

Dyshohet se midis tij dhe grabitësve ka pasur përleshje, por nuk ka ende informacione të konfirmuara mbi numrin e personave të përfshirë.