‘S’ke parë asgjë akoma’/ Deputetja e re Ramës: ‘Meta rezistenca e fundit e demokracisë, harroje shkarkimin’

Parlamenti miratoi sot ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar që do të hetojë shkeljet e pretenduara të Kushtetutës nga Ilir Meta.

Ndërsa një pjesë e mirë e asaj që quhet Opozita e Re u rreshtua në krah të Ramës, pati edhe nga ata deputetë të rinj të cilët dolën kundër shkarkimit të Metës.

Deputetja, Elda Hoti, e cila u hyri në Kuvend nga lista e LSI, gjatë fjalës në Kuvend, doli në mbrojtje të presidentit.

Sipas deputetes, Meta është “rezistenca e fundit të demokracisë”.

Hoti kërcënoi Partinë Socialiste kur tha se nëse shkarkohet Meta, atëhere qeveria “nuk kanë parë asgjë akoma”.

 “Kur pranova mandatin e deputetes dyshova nëse po bëja atë që duhej. Mbështesja çdo nismë të LSI, përveç djegies së mandateve. Ju kurrë nuk do ta shkarkoni presidentin, aventurat diktatoriale janë të destinuara të dështojnë. Do të jem kundërshtare për të rrëzuar rezistencën e fundit të demokracisë. Nëse do të provoni të shkarkoni kreun e shtetit, po ju them se ju nuk keni parë asgjë akoma”, u shpreh Hoti.