VIDEO/ ‘Të gjithë sot si cunam në shesh kundër Edvin Mafias’

Opozita e bashkuar do të mbajë sonte në orën 20.00 protestën e 10-të kombëtare për rrëzimin e Ramës.

Ish-Kryeministri Berisha në një video të postuar në profilin e tij në facebook, u bë thirrje shqiptarëve të bashkohen të gjithë sot kundër qeverisë së krimit që dhunon qytetarët; qeverisë që vodhi paratë tuaja; qeverisë që vodhi drejtësinë tuaj; qeverisë që vodhi demokracinë; qeverisë që vodhi të ardhmen dhe integrimin.

Është koha sot  ti themi të gjithë bashkë jo qeverisë së krimit., Protesta sot për Shqioërinë dhe shqiptarët. Të gjithë bashkë sot në shesh në ora 20.00

‘Të gjithë së bashku në cunamin gjigand kundër kakistokracise të Edvin Kristaq Mafisë dhe narkohorrave të tjerë të narkoshtetit. Rama ik!Fitore! sb”, shkruan Berisha.