Spastrime të tjera në Top Channel, ‘ekrani më i madh i shqiptarëve’ drejt fatit të LIBRA-s

Hemoragjia e burimeve njerëzore në Top Channel nuk ka të sosur, si pasojë e raporteve konfliktuale që janë ndërtuar në këtë media që prej ditës kur Ben Blushi mori drejtimin e televizonit. Elton Papuçiu një nga njerëzit më të rëndësishëm në menaxhimit të programeve dhe regjisor i hersëhm i televizionint është njeriu që pas përplasjeve më Blushin ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme. Papuçiu është mendja që qëndron pas dy programeve të rëndësishme aktuale në Top Channel sic janë “E Diell” dhe “Procesi Sportiv” për të mos përmendur faktin që ka qenë një nga njerëzit e parë në Top Channel që prej themelimit të kësaj media.

Prej shumë kohësh, drejtori i Top Channel po mundohet të shtrijë kontrollin e tij absolut në çdo prodhim të televizionit dhe sipas burimeve për SYRI.net cilido që e kundërshton atë i tregohet dera. Kjo ka ndodhur gjatë ditëve të fundit edhe me Papuçiun. Më herët të njëtjin fat ka patur edhe një nga të parët njerëz në Top Channel Ergys Lubonja, regjisor historik i Big Brother, Top Awards, Top Fest, Albania Got Talent, Voice of Albania etj... Por nuk ka mbaruar me kaq. Një tjetër ikonë e Top Channel, moderatorja Albana Osmani është përzënë nga TOP-i, dhe sipas informacioneve të SYRI.net skimza e ashpër mes saj dhe Top Channel do të përfundojë sëshpejti në gjyq.

Më shumë se njëherë, SYRI.net ka raportuar zhvillimet në radhët e Top Channel jo si nevojë për skup, por për dëmin që po i bëhet një ekrani që ka licencë kombëtare dhe që me mbërritjen e Ben Blushit në krye të saj i është nënshtruar vullnetit dhe dëshirave të Edi Ramës dhe Erion Veliaj ndërsa interesi i publikut për tu informuar në mënyrë të paanshme është utopi në TCH.

Qartazi Blushi po bën me Top Channel atë që bëri me krijesën e tij LIBRA, që e nisi si një parti të njerëzve të lirë dhe mbyti me duart e veta akoma pa lindur. Ata që i qëndruan pranë kur Blushi fliste për Liri dhe Demokraci në antagonizmin pa mbarim ndaj Edi Ramës, shumë shpejt e kuptuan se gazetar-shkrimtar liberator nuk ishte veçse një “profesionist” për punët e Edi Ramës.

Dyshimet u hoqën verën e vitit të kaluar, kur Ben Blushi i shoqëruar nga Aleksandër Frangaj ngjiti shkallët e kryeministrisë pasi kishte pritur mbi një orë tek PADAM-i lejen e Edi Ramës që “ti puthte dorën”. Fati i Top Channel duket fort ngushtë i lidhur me atë të LIBRA-s, të dy entitetet si ajo politike ashtu dhe ajo mediatike nuk janë gjë tjetër veçse vegla e rradhës me të cilën Blushi bën “argatin” për llogari të Edi Ramës.