VIDEO/ I riu shqiptar e kthen hitin e tij në këngë me çifteli , ‘çmendet’ Daddy Yankeen

 Prej muajsh kënga e Daddy Yankeen “Con Calma” është konsideruar si hiti i kësaj vere dhe deri tani ka mbledhur plot 1 miliard e 156 milionë klikime në Youtube.

Mirëpo, super hitin botëror një djalë shqiptar ka menduar të risjell me një version ndryshe, atë me çifteli.

Shqiptari quhet Jurgen Pecnikaj dhe versioni i tij ka tërhequr së fundmi vëmendjen e të gjithë rrjetit dhe video e tij është shpërndarë gjithandej.

Po ashtu edhe vetë Daddy Yankee e ka pëlqyer këtë video dhe si rrallëherë ka vendosur ta shpërndaj në Instastoryn e  tij, duke bërë që  versioni i Jurgenit të dëgjohet tashmë në të gjithë botën.


Daddy from xing.al on Vimeo.