Gol me penallti në finalen e Kupës së Amerikës, Peruja surprizon Brazilin

Po luhet në stadiumin “Maracana” finalja e Kupës së Amerikës mes Brazilit dhe Perusë, shkruan Syri.net.

Sfida zhbllokohet në minutën e 15-të. Gabriel Jezus kroson nga e djathta dhe në zonë i vetëm Everton kalon brazilianët në avantazh.

Në të 41’ nga një aksion i peruanëve, Thiago Silva prek topin me dorë brenda zone dhe ka penallti.

Nga pika e bardhë gjuan Guerrero, duke barazuar rezultatin në 1-1.