VIDEO/ Dafina dhe Lumi B risjellin këngën e vjetër 'O lule lule' dhe të gjithë u fiksuan

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka qenë shumë aktive kohët e fundit në tregun muzikor dhe ka publikuar vazhdimisht këngë të cilat janë kthyer menjëherë në hite.

Pas super hitit “Desole”, Dafina së bashku me reperin Lumi B kanë surprizuar fansat ditën e sotme teksa kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të rradhës.

Kënga titullohet “Lule Lule” dhe është një ripunim i këngës së vjetër arbereshe “O lule lule”. Dafina ka shkëlqyer me pamjen e saj teksa është shfaqur me look un e saj më të ri të flokëve.