FOTO/ Gjendet fosili i ‘T-Reksit të Thellësive’, jetoi 70 milionë vjet më parë

Një përbindësh deti i quajtur "T-Rexi i thellësive" i cili ka jetuar 70 milionë vjet më parë është zbuluar nga një ekip minatorësh. Minatorët që gërmuan për gurë të çmuar zbuluan mbetjet fosile të pabesueshme të predatorit të lashtë në Alberta të Kanadasë.

Ekuipazhi gjeti eshtrat e asaj që besohet të jetë një Tylosaurus, një lloj dinozauri ndërsa ky fosil në Lethbridge Tylosaurus besohet të ketë 74 dhëmbë të frikshëm në nofulla masive.

Kur bota ishte kryesisht oqean, mostrat e detit besohet të kenë qenë disa nga grabitqarët kryesorë të cilët hanin peshkaqenë. Minatorët po gërmonin për amonit, kur arritën në eshtrat të cilat ishin të rrethuar me shkëmb duke marrë formën e një fosili të ruajtur më së miri.

Duke e ditur këtë zbulim ishte diçka e veçantë, minatorët më pas njoftuan Muzeun Mbretëror Tyrrell të Paleontologjisë për të hedhur një vështrim në eshtra, raporton CBC.

Paleontologët kanë hequr tani mbetjet e pasme të një kampioni dhe i kanë vendosur për t'u studiuar në muze.

Marrë nga: dailystar.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net