FOTO/ Përjashtimi i Ramës nga konferenca me Merkel, gjendet 'arseja': S'ka kaluar testin e drogës

Samiti dy-ditor i Poznanit, vërtetoi edhe njëherë ftohjen e kancelares gjermane Angela Merkel me kryeministrin Edi Rama, të cilët kanë patur edhe një bisedë tejet të acaruar mes tyre.

Por një postim në Twitter, gazetari gjerman Steffen Seibert tregon akoma më shumë lidhur marrëdhëniet tashmë jofunksionale midis Merkel dhe Ramës.

Në konferencën për shtyp duhet të ishte edhe Edi Rama, por Merkel ka vendosur ta përjashtojë, duke e zëvendësuar me kryeministrin bullgar Borisov.

Nga kjo ngjarje është frymëzuar edhe Genc Sejko, i cili ka postuar edhe memen e rradhës.

"Nuk është këtu sepse nuk kaloi testin e drogës", shkruan Sejko mbi meme, duke iu referuar mungesës së Ramës në konferencën e përbashkët për shtyp. /Syri.net