‘Rama, Gjykatë Kushtetuese me njerëz të besuar’/ Bylykbashi: ‘I duhen vulosës për të anuluar dekretin e Metës’

Ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi është shprehur skeptik lidhur me përmbajtjen e re që do të ketë trupa e Gjykatës Kushtetuese. Nga emisioni Top Talk në Top-Channel, Bylykashi tha se Rama po nxiron të krijojë Gjykatën e Re Kushtetuese për të vendosur si anëtar të sah, njerëzit e tij të besuar.

Ndërkohë që do të jetë kjo gjykatë që do të vendosë mbi dekretin e Presidentit Meta lidhur mbi ligjshmërinë e votimeve të 30 qershorit.  

 “Gjykata Kushtetuese duhej të ishte formuar që në 2016-ën, por nuk e kanë bërë sepse kanë kërkuar të gjejnë emrat që duan ata. Tani që u duhet një vulosës për të anuluar dekretet e presidentit, për të shkarkuar presidentin dhe për të miratuar ligjin për Unazën e Re, ligjin për teatrin, Rama i ka dhënë gaz për të krijuar një Gjykatë Kushtetuese te kapur nga ai. Deri edhe me idenë që gjyqtarët e Gjykatës së Lartë që caktojnë 3 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, të jenë të përkohshëm, sa të mbarojë punë Edi Rama”, tha Bylykbashi.