Presidenti Bartomeu flet në lidhje me Neymar

Braziliani,Neymar.Jr, ka qenë i lidhur ditët e fundit me një transferim tek skuadra e Barcelonës, pasi nuk kishte më dëshirë të ishte pjesë e klubit ‘parizien’.

Por në lidhje me këtë çështje ka folur dhe Presidenti i klubit të Barcelonës,Josep Maria Bartomeu, i cili tha se futbollisti brazilian po e kërkon një largim nga Paris Saint Germain, por klubi nuk e dëshiron që ai të largohet .

“ Ne e dimë që Neymar e dëshrion largimin nga PSG, por gjithashtu ne e dimë që PSG, nuk e dëshiron largimin e tij”, deklaroi Bartomeu.

Pavarësisht se dëshira e lojtarit është që të largohet, drejtuesit e ekipit francez me sa duket nuk dëshirojnë që kjo të ndodhë, dhe do t'i duhet që t'a bindin sulmuesin që të qëndrojë.