Barcelona nxjerr në shitje ‘yllin’ e skuadrës, ja çmimi!

Samuel Umtiti po dëshiron largimin nga Barcelona.

Mësohet se drejtuesit “blaugrana” e vlerësojnë francezin 60 milionë euro. Sipas medieve angleze, interes për 25-vjeçarin kanë shfaqur dy klubet e rëndësishme të Premier Leagues, Manchester United dhe Arsenali.

“Blaugranat” kanë nevojë për para për blerjet e Griezmann dhe Neymar, ndaj janë të detyruar të shesin disa lojtarë të rëndësishëm.

Sezonin e kaluar, Umtiti luajti vetëm në 14 ndeshje të kampionatit edhe për arsye dëmtimi, por është e qartë që aktivizimi në vazhdimësi i Lenglet i ka lulur kuotat e tij për formacionin bazë.