‘Çmenduri’ tjetër e Realit, 80 milionë euro plus Balen dhe Kroos për të transferuar...

Real Madrid nuk e ka mbyllur merkaton dhe Paul Pogba është objektivi kryesor i Zinedine Zidanes.

Sipas lajmeve të fundit që vijnë nga Spanja, “Los Blancos” po përgatisin një ofertë të parefuzueshme për Manchester United dhe për francezin.

Ndoshta mund të duket e pabesueshme, por Florentino Perez ofron 80 milionë euro plus kartonin e Gareth Bales dhe Toni Kroos, shkruan “El Chiringuito”.

Gazetari i njohur iberik, Eduardo Inda jep një koment edhe për interesimin e Juventusit. “Vetëm një skemë e Mino Raiolës për të rritur çmimin e francezit, asgjë tjetër...”, thekson Inda.