Aksidenti në Krujë, vdes një person, plagosen dy të tjerë

Gjatë një aksidenti të ndodhur në Krujë ka humbur jetën një përson dhe janë plagosur dy të tjerë.

Njoftimi I policise:

Krujë

Më datë 04.07.2019, rreth orës 22:10, në afërsi të kryqëzimit Gramëz, Krujë, shtetasi B.G.,48 vjeç, banues në Has, duke drejtuar automjetin e tij është përplasur me një mjet ende të paidentifikuar , për pasojë është lënduar vet si dhe pasagjerja shtetasja V.G.,25 vjeçe, e cila ndërroi jetë në Spital.

Policia po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit si dhe identifikimin e mjetit dhe kapjen e drejtuesit i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.