Tragjedi në brigjet e Tunizisë/ Ishin nisur drejt Europës, 82 emigrantë gjejnë vdekjen

Një tjetër tragjedi me emigrantët është regjistruar kësaj radhe në brigjet e Tunizisë.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, 82 emigrantë dyshohet të kenë humbur jetën pas përmbytjes së një varke me të cilën ata po udhëtonin drejt Evropës.

Ekipit e shpëtimit kanë gjetur në det 3 persona të mbijetuar.

Të pyetur nga autoritetet, emigrantët deklaruan se ishin nga Mali dhe ishin nisur nga Zuvara në Libi me destinacion vendet e Evropës.

Libia prej kohësh është kthyer në një nga pikat kryesore të nisjes së emigrantëve drejt kontinentit të vjetër.

Vetëm të mërkurën nga një sulm i militantëve të gjeneralit Haftar në një kamp refugjatësh humbën jetën 53 persona.