Yllit britanik të muzikës i vendosin shaminë në kokë dhe e burgosi
18:52, 04/07/2019
Këngëtaren Jos Stone e kanë arrestuar në Iran pasi autoritet menduan se ajo ka shkuar për të mbajtur koncert atje.
Këngëtarja Joss Stone ka thënë se është dëbuar nga Irani, “duke ia thyer një copë të vogël të zemrës”.
32 vjeçarja, që është në një tur botëror, tha se autoritetet nuk i besonin se nuk do të performonte në vendin e tyre, shkruan Periskopi.
Duke e mbajtur të veshur një shami të bardhë, ajo u paraqit në një video në Instagram dhe tha: “U burgosëm dhe më pas u deportuam.”
Stone shkroi: “Ne ishim të vetëdijshëm se nuk mund të kishte kurrfarë koncerti publik meqë unë jam grua, dhe kjo është ilegale në këtë vend. Personalisht, nuk më pëlqen të shkoj në një burg iranian, dhe as që dua t’i ndryshojë politikat e këtij vendi që po vizitoj, dhe nuk dua të vë njerëz të tjerë në rrezik. Sidoqoftë, duket se autoritetet nuk më besuan që unë nuk do të mbaja koncert kështu që na futën në listë të zezë,”
Më pas, ylli botëror Joss Stone largohet nga Irani.