Zyrtare/ Partizani firmos me sulmuesin xhamajkan

Klubi i Partizanit pasi zyrtarizoi firmat me Joseph Ekuban dhe Egzon Belicën, ka arritur një tjetër  marrëveshje. Partizani ka gjetur akordin me klubin amerikan Reno 1868 për transferimin e sulmuesit Brian Brown.

Brown i cili po merr pjesë me kombëtaren xhamajkane në turneun ‘CONCACAF GOLD CUP 2019’, ka firmosur një kontratë dy-vjeçare me klubin e ‘kuq’. Ai do të vihet në urdhrat e trajnerit sapo të mbarojë turneun me përfaqësuesen e tij.