FOTO/ Morena Taraku ndryshon look, nuk njihet me flokët jeshile neon

Morena Taraku ka vendosur të bëjë  një ndryshim në pamjen e saj duke eksperimentuar me një ngjyrë të çmendur flokësh.

Deri tani e kemi njohur si vajza me flokë të zinj, e cila ka transformuar pamjen shpesh duke i shkurtuar apo zgjatur, por tek ngjyrat ka qenë më e përmbajtur.

Por më ardhjen e sezonit të verës, Morena ka bërë disa ndryshime të cilat nuk priteshin.

Në muajin qershor ajo i ktheu flokët në ngjyrë lajthi dhe kjo nuancë e bënte të dukej më e ëmbël se kurrë.

Por Morena nuk e ka lënë më kaq. Së fundmi bukuroshja ka bërë një ndryshim shumë drastik, i cili e bën të duket më ndryshe se kurrë.

Në një foto të publikuar në Instagram, Morena shfaqet me flokë jeshile neon, të cilat i ka kombinuar edhe me thonjtë.

Kjo ngjyrë është mjaft e guximshme, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të jetë paruke, pasi këngëtarja është duke xhiruar klipin e saj më të fundit.