LSI: Po goditen qytetarët e pafajshëm, Rama sillet si klloun, vendi futet në pasiguri

LSI-ja ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë që tronditi sot qytetin e Kavajës, vrasja e njerëzve të pafajshëm nga lufta midis bandave.

Endrit Braimllari, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, deklaroi se po goditen qytetarët e pafajshëm në mes të qytetit dhe pasiguria publike është në nivele shumë të larta. Vendi ka mbetur në mëshirë të fatit.

Edi Rama sillet si klloun nëpër Shqipëri, ndërkohë vendi futet çdo ditë e më shumë në pasiguri publike. 

Papërgjegjshmëria e Edi Ramës dhe lidhja e tij me krimin, - nënvizon Braimllari në përfundim, - solli sot këtë ngjarje të rëndë në mes të Kavajës.