FOTO/ Një ‘aliene’ në një tavan shtëpie në Indonezi

Kjo krijesë e çuditshme tmerroi njerëzit në Indonezi veçanërisht një familje të cilët e panë të zvarritej në tavanin e shtëpisë së tyre.

Pronari i shtëpisë Hari Toae vuri re se krijesa po rrëshqiste përgjatë tavanit në Bali muajin e kaluar.

Kishte dy krahë, katër tentakula me gjatësi të ndryshme dhe dukej sikur po lëvizte me kokë poshtë me këmbët që i mbante në tavan.

Hari tha se krijesa dukej se po kërkonte një vend të sigurt për të qëndruar, pasi kishte rënë shumë shi më parë.