Ironia e gazetarit: Eureka, krizen e zgjidhi Soreca!

Nga Ylli Dylgjeri/

Pasi doli në 30 Qershor nga vizita e kortezisë në  KZAZ-në e Liceut "Jordan Misja' në Tiranë, Ambasadori Soreca, i irituar nga padurimi i shtypit që bënte pyetje,

iu drejtua gazetarëve:

Më lini të bëj detyrën time!

Shtypi për etikë e la.

Por, nuk zgjati dy ditë dhe Ambasadori e bëri blic detyrën!

Ju drejtua palëve "ndërluftuese" në votime me nervin e ish punonjësit të MB italiane: "duhet të tregojnë pjekuri dhe të angazhoheni urgjentisht në dialog politik, ndërsa shtoi se fokusi tani është krijimi i SPAK dhe i Gjykatës Kushtetuese". Tha dhe ca fjale të tjera...por këtu e ngriti zerin.

Këto fjalë në shqip ne gazetarët i kemi dëgjuar shpesh këto dy ditë. I kemi degjuar sëpari çdo darkë nga Avokat Spartak Ngjela. Biles në fillim i ka thënë Taku, pastaj i tha Ambasadori Soreca.

Cophyright është Ngjela & Co. Por Ne u mesuam  me Avokatin Exelent se nga një vesh na  hynë fjalët e Tij e nga një brime tjetër na dalin. Por me zotin Soreca ndryshojnë punët. AI ka gradë e pergjegjësi tjetër në këtë vend. Ai thotë se do na fusë në Europë. Deri atëherë Ai na ka edhe shumë borxhe për të na sqaruar. Por nejse po i zerojmë ato borxhe, dhe fillimisht po respektojmë Institucionin e Presidentit. Përgjigju Presidentit zoti Soreca! Ne po presim edhe pak. Po presim sipas hierakisë tu japësh fillimisht përgjigje pyetjeve të Kryetarit të Shtetit, e me pas pyetjeve tona. Nese do të na bindësh, dhe ulesh tensionet  në vend, atëherë do të thërrasim:

Eureka, krizën e zgjidhi Soreca!