Çfarë rezervon moti për nesër/ Ja parashikimi i IGJEUM
Parashikim i i motit, e enjte 4 korrik 2019, sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit
RESHJET
Nesër (e enjte dt.04) priten reshje lokale të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Por, në zona të kufizuara të qarqeve, gjatë pasditeve reshjet mund të jenë në formë shtrëngate, kryesisht në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).
TEMPERATURAT
Nesër (e enjte dt.04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 21 / 34 °C
në vendet e ulëta: 22 / 37 °C
në vendet malore: 17 / 31 °C
ERA
Nesër (e enjte dt.04) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.