Ambasadori i BE Luigi Soreca takon Frangajn e Klanit

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka vizituar sot ambientet e TV Klan.

Por vizita e kryediplomatit europian në vendin tonë nuk ka patur të bëjë me ndonjë intervistë në televizionin kombëtar.

Diplomati europian është parë në kafe me presidentin e televizionit Aleksandër Frangaj dhe me biznesmenin e njohur Samir Mane.

Situata e tensionuar politike mendohet të ketë qenë në fokusin e takimit dhe si dhe gjetja e zgjidhjes për rivendosjen e dialogut politik.

E çuditshme se si ambasadori Soreca me shqiptarët flet vetëm përmes Twitterit, ndërsa me pronarin e medias dhe me biznesmenin pranë kryeministrit Edi Rama flet për më shumë se një orë.