Parlamenti Europian zgjedh italianin David-Maria Sassoli si Presidentin e ri

David-Maria Sassoli, një ligjvënës italian i qendrës së majtë, u zgjodh Presidenti i ri i Parlamentit Europian.

Mediat ndërkombëtare njoftojnë se votimi për të u zhvillua ndërmjet tensioneve për postet e tjera të larta të Bashkimit Europian, që janë ende në pritje për t’u miratuar.

Parlamenti Europian e plotësoi postin e kreut të vet të mërkurën David-Maria Sassoli si Presidentin e ri të asamblesë, zgjedhur nga ligjvënësit.

Sassoli, në bllokun e social-demokratëve të qendrës së majtë, mori një shumicë absolute prej 345 votash në raundin e dytë të votimit./ar.sh/SYRI.NET

LEXO: Cili është David-Maria Sassoli, Presidenti i ri i Parlamentit Europian?