VIDEO/ E rrahu aq sa ja theu duart/ Pamela Anderson tregon me fakte dhunën e futbollistit

Pamela Anderson vijon me akuzat ndaj ish-të dashurit Adil Rami. Këtë herë, ajo i ka treguar me fakte të gjitha gjërat që ka thënë në lidhje me futbollistin.

Aktorja 52-vjecare ka publikuar një video ku tregon se po kuron duart, për të cilat thotë se ia ka lënduar Adil.

Sipas Pamelës, dhuna fizike e coi në këtë pikë sa pësoi krisje dhe dhimbje të duarve.

Në faqen e saj zyrtare deklaroi se iu deshën gjashtë muaj kujdes shëndetësor pasi nuk i tregonte mjekëve arsyen e vërtetë që e cuan në atë gjendje. Madje i thoshte se dyshonte që kishte artrit.

Adil, 33 vjeç, mohoi akuzat e Andersonit për dhunë me anë të një postimi të gjatë në Instagram. Aktorja iu drejtua mohimit të tij në postimin e saj të fundit duke shkruar: “Ndoshta ai nuk e kupton se çfarë është abuzimi”.