FOTO/ Si tifoze e Bayern-it Arbanës nuk i ka pëlqyer surpriza e Eduartit në Barcelonë

Moderatorja e njohur Arbana Osmani së bashku me stafin esja së fundmi ka udhëtuar drejt Barcelonës.

Regjizori dhe njëkohësisht partneri i ri i përfolur i Arbanës, Eduart Grishaj, i ka  “punuar“ një rreng moderatores.

Arbana është tifoze e Bayern-it, ndaj vizita  e organizuar nga stafi dhe sidomos regjizori, në stadiumin më të madh të Spanjës “Camp Nou” , nuk  e ka kënaqur shumë, te pakten kete tregoi ajo si me shaka.

“Eduart Grishaj na ka sjellë në një super muze sot, te Barcelona, super muze, i bukur fare, na habiti…”, ka shkruar ajo. “Eh, si të erdhi jeta Arbana…”, përgjigjet ai, dhe Arbana vazhdon: “Erdhi, pra, dhe nuk e di pse jam këtu, di gjë pse jam unë këtu, tifoze e Bayern-it?”