Aksident i rëndë/ Raporton me video nga vendngjarja 'Kaubojsi'

Një i ri humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, por fatkeqësisht një prej tyre ka ndërruar jetë.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, edhe pse është njoftuar ambulanca, kjo e fundit ka vonuar për të shkuar në vendngjarje.

Por në vendngjarje ka qenë edhe ish deputeti Eduart Ndocaj, i cili publikon edhe një video pak çaste pas aksidentit.