Një president pa doreza

Nga Arben Vata -

Moralisht në mbështetje të Presidentit Ilir Meta, dhe qëndrimeve të tij për qetësimin e konfliktit politik e social përpara dhe pas zgjedhjeve.  Një President, që edhe pse me mjaft vonesë, flet drejtpërdrejt edhe lidhur ndaj qëndrimeve të disa diplomatëve që më shumë e kanë shfrytëzuar sesa ndihmuar tranzicionin e gjatë shqiptar.

Kjo nuk do të thotë se një pozicionim i tillë si qytetarë të lirë, na bën domosdoshmërisht me LSI, apo të majtë, sikurse Meta ka qenë e do të jetë. Kjo është një mbështetje për kurajon politike e qytetare të Presidentit.

Shqetësuese në këtë që po ndodh është megjithatë mënyra aspak zyrtare e komunikimit mes drejtuesve të shtetit!

Ju lutem kurseni komentet ndaj Metës për korrupsion e të tjera të këtij lloji, derisa SPAK të hetojë atë dhe të tjerët. Edhe ai ka mëkatet e veta (si gjithë të tjerët) dhe nuk mund tu shmanget, edhe nëse përpiqet.

Po ashtu edhe ma kurseni edhe ndonjë hamendje të tipit servilosje a ku di unë. Ata që më njohin e dinë se nuk kam pasur e as do të kem ndonjë lloj përfitimi prej Ilir Metës si politikan. 

Sot ai është President i Shqipërisë dhe si i tillë po mban një qëndrim përfaqësues edhe për mua. Në votime pastaj është histori tjetër për cilindo shqiptar.