VIDEO/ Meta, Sokol Ballës: Nuk ke konflikt interesi edhe pse nëna e fëmijëve të tu ...

‘A mos po bëheni qesharak dhe ju dhe politika për shkak të interesave tuaja kujtoni 2 korrikun e 1990-ën?’, ishte fyerja që iu drejtua presidenti Ilir Meta nga Vizion+, televizion që drejtohet nga Sokol Balla.

Dhe përgjigja e Metës ishte e drejtpërdrejtë.

'Tani e kam dëgjuar këtë çështje edhe herë tjetër nga miku im Sokol Balla, edhe e di që ai ka merak të madh se unë jam në konflikt interesi, se nëna e fëmijëve të mi është në opozitë, dhe nuk e di se ku qëndron interesi këtu se, se ka interes të iki Edi Rama, nuk ka interes të marrë pjesë në zgjedhje gjithëpërfshirëse, por të gjithë e dinë që Koli nuk ka asnjë konflikt interesi me qeverinë, pavarësisht se nëna e fëmijëve të tij punon në qeveri, kështu që faleminderit për pyetjen.