Presidenti Meta: Edi thellohu, nëse s’je i pavarur për vendimet e tua atëherë ...
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në një konferencë për mediat në lidhje me krizën politike në Shqipëri, i ka bërë thirrje Edi Ramës që të thellohet, meqenëse nuk reflektoi.
Duke i bërë thirrje për tu thelluar, Presidenti Meta deklaroi se nëse Edi Rama nuk është i pavarur për të marrë vendime për Shqipërinë, atëherë presidenti është.
‘Presidenti është ai që nuk thotë Rama ik, por Edi reflekto.
Tani i themi thellohu se ky është Atdheu i të gjithë shqiptarëve.
Nëse nuk je në gjendje të marrësh vendimet e duhur për vendin e vet, atëherë Presidenti është’, tha ndër të tjera Meta.