FOTO/ Tifozët e Atalantës ftojnë partneren e Fredy Guarin në Bergamo

Fredy Guarin është shumë pranë rikthimit në Serinë A. Do të veshë sërish fanellën zikaltër, por jo atë të Interit. Columbiani po planifikon nënshkrimin me Atalantën, që sezonin e ardhshëm do të luajë në Champions.

Një lajm që ka entuziazmuar dyfish tifozët bergamaskë, të cilët presin që bashkë me futbollistin të zbarkojë edhe bashkëshortja e tij, Sara Uribe, e cila i ka dhuruar një djalë.

Fotot që ajo ka postuar në rrjetet sociale kanë marrë pëlqime të shumta nga tifozët e Atalantës, që i kanë rezervuar një vend në tribunën VIP të stadiumit “Atleti Azzurri d’Italia”.