Zyrtare/ I skadoi sot kontrata, largohet nga Chelsea pas 8 sezonesh

Gary Cahill i ka dhënë lamtumirën Chelseat pas 8 sezoneve, ku bëri 291 paraqitje dhe fitoi 8 trofe.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të Bluve të Londrës.

33-vjeçarit i ka skaduar ditën e sotme kontrata dhe tani është i lirë për të shkuar ku të dëshirojë.

Cahill ka bërë 291 paraqitje për Chelsean dhe ka shënuar 25 gola.

Ai ka fituar 8 trofe me Chelsean, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve në vitin 2012.