Përfshihet nga flakët shtëpia e pabanuar në Elbasan, rrezikohen të tjera përreth

Një banesë është përshirë nga zjarri pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Kala", ndërsa raportohet se në banesën e përfshirë nga zjarri nuk banon njeri, por përhapja e flakëve rrezikon banesat përreth saj.

Tre makina zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.