Arrestohet shpërndarësi shqiptar në Itali/ Iu gjet 600 mijë euro kokainë e pastër

Një shtetas shqiptar, 40 vjeç, është vënë në pranga nga policia italiane nën akuzën e prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike, gjatë një operacioni në qytetin e Udines.

Policia e shtetit fqinj ka zbuluar në banesën e tij një laborator kokaine.

Karabinierët sekuestruan 800 gramë kokainë të pastër, e cila në treg kapte vlerën e 600 mijë euro., shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Gjatë këtij operacioni është vënë hetim edhe një shtetas italian.