A ishin këto zgjedhje të lira dhe demokratike? OSBE-ODIHR pa përgjigje
Gazetari i Zërit të Amerikës Tiranë Ilirjan Agolli i bëri një pyetje të qartë ambasadores Audrey Glover nëse OSBE-ODIHR mendon se votimet e 30 qershorit a ishin të ndershme dhe të lira, a ishin demokratike.
Në përgjigjen e saj, ambasadorja Glover u shpreh se nuk mund të thotë ende nëse këto zgjedhje të 30 qershorit ishin të lira dhe demokratike.
Ambasadorja Glover u shpreh se do të jetë raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR që do të vendosë dhe të thotë fjalën përfundimtare.
Ndërsa e pyetur për presionet ndaj qytetarëve për të votuar dje Glover deklaroi se: ‘Presioni mbi zgjedhësit nuk duhet të lejohet’.