Klub i madh nga Spanja telefonon Higuainin, gati oferta
Pasi Chelsea konfirmoi se Gonzalo Higuain nuk është më pjesë e tyre, ai do të kthehet në Juventus pas aventurës së huazimit në Londër.
Argjentinasi do ta gjejë Sarrin në stol, të dy kanë qenë pjesë e Chelseas gjatë sezonit të kaluar.
Megjithatë sipas gazetës “Tuttosport”, sulmuesi ka pranuar një telefonatë nga trajneri i skuadrës së Atletico Madrid ,Diego Simeone.
Skuadra nga Madridi janë duke menduar që të bëjnë disa ndërrime në skuadër ku e ardhmja e Costës dhe Moratas ende nuk është e qartë.
Për këtë shkak thuhet se Simeone ka hapur mundësinë e nënshkrimit me bashkombasin e tij, Gonzalo Higuain.