FOTO/ Moderatorja e njohur shqiptare dhe Rihanna bëjnë xing! Cila duket më bukur me këtë veshje?

Ajo është inspirim për shumë femra dhe “fiksim” për shumë meshkuj.

Rihanna është padiskutim një ndër artistet më me ndikim në botë dhe shumë e preferuar nga publiku. 

Veshjet e saj kthehen menjëherë në trend dhe siç duket kështu ka ndodhur me një fustan që ajo ka veshur së fundmi.

Bëhet fjalë për këtë fustan të shkurtër, mëndafshi, i rrudhosur në fund dhe me disa rripa. 

Një fustan të ngjashëm e ka veshur edhe moderatorja e njohur Liberta Spahiu, por me ngjyrë të gjelbër.

Edhe Liberta kishte zgjedhur një palë sandale me takë të hollë dhe s`kishte çfarë të zgjidhte më mirë për këtë fustan kaq veror. Kush duket më bukur, Liberta apo Riri?