Skënderbeu transferon talentin nga Kosova

Skënderbeu po mendon për të ardhmen.

Korçarët kanë bindur një nga futbollistët më të talentuar të Kosovës U-21, Leonit Vitija.

Raportohet se mbrojtësi 18-vjeçar ka nënshkruar me skuadrën e presidentin Ardjan Takaj, ndërsa menaxheri Shkumbin Qormemeti ka refuzuar ofertat e Prishtinës dhe Feronikelit.

Skënderbeu do të mundohet të rrisë një tjetër “xhevahir” në skuadër me shpresën për ta shitur sa më shtrenjt.